E Diel, 1 Nëntor 2026

Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

Sot në orën 18:00 në Bruksel merr jetë edicioni i pestë i Nations League. Truneu, i cili u mendua për të zëvendësuar miqësoret mes kombëtareve të ndryshme, është fituar dy herë prej Portugalisë dhe një herë nga Franca dhe Spanja.

Në short, Kosova është në vazon e fundit (Pot 4) të Ligës B, bashkë me Suedinë, Maqedonia e Veriut dhe Irlanda e Veriut.

Kjo do të thotë që Kosova do të ‘peshkojë’ nga një kombëtare nga Vazo 1, Vazo 2 dhe Vazo 3, përveç Vazos 4 ku është vetë prezente.

Kundërshtarët e mundshëm për Kosovën

Vazo 1

Skocia

Hungaria

Polonia

Izraeli

Vazo 2

Zvicra

Bosnje-Hercegovina (Nuk mund të përballet për shkak të kufizimeve)

Austria

Ukraina

Vazo 3 

Sllovenia

Gjeorgjia

Irlanda

Rumania

Kufizime (në bazë të rregullave UEFA):

Kosova nuk mund të përballet me Bosnje e Hercegovinën në këtë short, për shkak të vendimeve të UEFA-s si masë sigurie/politike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›