Liverpool-Arsenal, për Victor Valdes

Dy skuadrat e mëdha angleze, Liverpool e Arsenal pritet të jenë në rivalitet për të përfituar shërbimet e portierit spanjoll, Victor Valdes. Largimi i Valdes nga Barcelona është thuajse i sigurtë në verë.
Portieri spanjoll u ka bërë të qartë drejtuesve të skuadrës së dëshiron që të shijoj një kampionat tjetër duke parapelqyer futbollin anglez.
Liverpool e sheh portierin Valdes si zëvëndësues adekuat të spanjollit tjetër, Pepe Reina i cili ka zhgënjyer këtë edicion me paraqitjet e tij.
Në anën tjetër edhe Arsenali nuk është i kënaqur me paraqitjet e polakut Szczesny duke menduar blerjen e Valdes./Indeksonline/