E Enjte, 5 Nëntor 2026

Liverpool fiton bindshëm ndaj rivalëve të përjetshëm të Manchester United, në “Old Traford”

Liverpool ka fituar bindshëm ndaj rivalëve të përjetshëm të Manchester United, në “Old Traford”, në javën e tretë të Premier League.

Skuadra e Arne Slot ishte dominuese nga fillimi në fund, duke fituar 3-0, raporton A2.

“The Reds” gjetën golin në minutën e 7 me Trent Alexandre-Arnold, por goli u anulua pas rishikimit në VAR.

Në minutën e 35 Mohamed Salah asistoi bukur në zone dhe Luis Diaz me kokë arriti të shënojë.

Në minutën e 42 erdhi goli i dytë për miqtë ku sërish Salah asistoi dhe Diaz dyfishoi rezultatin.

Liverpool mbylli llogaritë në minutën e 56, kur Mohamed Salah shënoi të tretin pas një pasimi të Dominik Szoboszlai.

Pas kësaj fitoreje të madhe, Liverpool ka 9 pikë dhe kryeson renditjen së bashku me Manchester City, ndërsa Manchester United mbetet në vendin e 14, me vetëm 3 pikë pas 3 ndeshjeve të para.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›