Liverpool, shefi ekzekutiv njofton largimin

Perry mberriti ne “Anfield Road” gjate vitit 1997 dhe pika me e larte e karrieres se tij ka qene fitorja ne Champions League ne vititn 2005. Dy pronaret Tom Hicks dhe George Gillett kane falenderuar Perry-n per punen e madhe te bere me klubin, ndersa vete shefi ekzekutiv u shpreh krenar per periudhen 12 vjecare te kaluar ne skuadren e “The Reds”.
“Edhe fitorja e se merkures ne fushen e Real Madrid do ngelet nje nga pjeset me te ndritura te kujtimeve te mija”, pohoi ai, duke falenderuar edhe tifozet per mbeshtetjen e madhe.
“Eshte nje privilegj i madh te punosh per kete klub dhe i uroj trajnerit Rafa Benitez, lojtareve e stafit qe te arrijne me te miren ne te ardhmen”, shprehet Perry, i cili ne te shkuaren ka pasur disa perplasje me teknikun spanjoll.