E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli fiton, Coutinho show

Ekipi anglez, Liverpool e ka përmbyllur turneun parasezonal me një tjetër fitore, kësaj radhe duke e mposhtu ekipin e yjeve të Tajlandës me rezultatin e përgjithshëm 3 me 0.

Lojtari që udhëhoqi The Reds drejt kësaj fitoreje nuk ishte as Gerrard e as Suarez por lojtari i talentuar, braziliani Philippe Coutinho, i cili jo vetëm që shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 17, por pati dorë edhe në golin e dytë që e shënoi përforcimi i ri, Aspas në minutën e 49. Golin e tretë dhe të fundit për të kuqtë nga Liverpooli e shënoi kapiteni legjendar,Stiven Gerrard në minutën e 60.

Çka ra në sy ishte mosinkuadrimi i uruguaianit, Luis Suarez i cili ngrohu stolin rezervë, dhe që dukej fare qartë se ishte shumë i pakënaqur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›