E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli luan në transfertë me Uiganin

Skuadra e Liverpulit do të luajë sonte në transfertë me Uiganin për javën e 23-të të Premier Ligës angleze. Ekipi i drejtuar nga Rafa Benitez duhet të fitojë patjetër në këtë përballje nëse dëshiron të qëndrojë në të njëjtën kuotë pikësh me Mançestirin, i cili fitoi 5-0 me Uest Bromin. Uigani është duke zhvilluar një kampionat të pëlqyeshëm, pasi ka arritur të grumbullojë deri tani 31 pikë duke mbajtur vendin e 7-të në Premier Ligë.

Çelsi do të presë sonte në fushën e vet skuadrën e Midellsbrout në orën 20:45. Skuadra e drejtuar nga Skolari është kaluar në renditje edhe nga Aston Vila, e cila fitoi mbrëmë me Portsmuthin 1-0. Nëse dëshiron të rimarrë vendin e tretë, Çelsi duhet të fitojë në përballjen e kësaj mbrëmjeje me Midellsbroun. Këta të fundit ndodhen në zonën e rënies nga kategoria, dhe në këto takime nuk kanë asgjë për të humbur.

Ndeshja më interesante për këtë javë është ajo mes Evertonit dhe Arsenalit. Arsenali ndodhet në vendin e pestë me 41 pikë, ndërsa Evertoni një vend më poshtë me 36 pikë. Evertoni është më i favorizuar pasi ndeshja do të zhvillohet në Liverpul, dhe faktorin fushë ata kërkojnë ta shfrytëzojnë në maksimum.

Tabelën e plotë të kësaj jave mund ta gjeni së bashku me renditjen me një klikim në logon e këtij kampionati në homepage.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›