E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli mban fort suarez

Plot 95 000 tifozë ishin në stadiumin e Melburnit në Australi ku Liverpuli luajti një miqësore ndaj skuadrës vendase Melburn Viktori.
Një atmosferë rrallëherë e parë në ndeshje të tilla vere dhe që mund ta bindin Luis Suarezin të mos largohet nga të kuqtë.
Të 95 000 tifozët kënduan me një zë të vetëm himnin liverpulas “Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”, në një përballje që skuadra angleze e fitoi 2-0.
Një gol e shënoi edhe kapiteni Stiven Xherrard.
Ndërkaq, Liverpuli, është i bindur se do ta mbajë në skuadër Luis Suarezin.
Arsenali ka ofruar 46 milionë euro për sulmuesin nga Uruguaj, diçka që sërish është hedhur poshtë.
Edhe më parë trajneri Brendan Roxhers kishte bërë të ditur se sulmuesi uruguajan është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij.
Vetë Suarez kërkon të largohet nga Liverpul, ndërsa klubi megjithëse ka rezistuar deri tani, me shumë mundësi do të dorëzohet shpejt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›