E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli mbetet në krizë, 2-2 përballë Sitit

Ky barazim i vlen më shumë skuadrës së Sitit, e cila mbetet sërish para Liverpulit në renditjen e kampionatit anglez. Të katër golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë.

Liverpuli ishte i pari që kaloi në avantazh me anë të Skrtel në minutën e 50-të. Emanuel Adebajor barazon shifrat në minutën e 69-të. Vetëm 7 minuta më vonë Ireland i jep avantazhin e përkohshëm skuadrës së Mançester Sitit.

Ky avantazh zgjati vetëm një minutë pasi Benajun barazon shifrat, të cilat mbetën të pandryshuara deri në përfundim të takimit.

Me këtë barazim Liverpuli mbetet në vendin e shtatë me 20 pikë, ndërsa Mançester Siti mbetet një vend më lartë me vetëm një pikë më shumë.

Javën e ardhshme Liverpuli do të përballet në derbi me Evertonin, ndërkohë që në mesjavë do të udhëtojë drejt Debrecenit në kuadër të Ligës së Kampionëve, takim të cilin duhet ta fitojë patjetër për të pretenduar kualifikimin që duket shumë i vështirë.

Ndërkohë, Mançester Siti javën e ardhshme do të presë skuadrën e Hull Sitit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›