Liz Tejlër kishte një vajzë sekrete?
Megjithse ka kaluar një muaj nga vdekja e Liz Tejlër, aktorja e njohur vazhdon që të përbëjë objekt interesi për mediat. Së fundmi, ka dalë në skenë fakti se Tejlër ka pasur një vajzë jashtë martese dhe pasi e ka lindur, e ka dhënë për adoptim. Kjo është bërë e ditur nga John Cohan. Vajza, me emrin Norah, duhet ti jetë dhënë për adoptim nja familje në Irlandë. Tejlër, sipas Cohan, nuk ka dashur që të bëjë më me të dhe nuk e ka takuar kurrë vajzën e vet. I jati i Norah është sekret, pasi Tejlër atëherë frekuentonte tre meshkuj. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar vërtetësia e këtij lajmi. Liz Tejlër ka tre fëmijë të ligjshëm, dy djem nga martesa me Michael Wilding dhe një vajzë me Mike Todd.