Llalla ligjet miratojne dekretin e Nishanit

Komisioni i ligjeve ka miratuar paraditen e së entjes dekretin e presidentit Bujar Nishani për emërimin e Adriatik Llallës si prokuror të përgjithshëm.
Në seancën e mbajtur Partia Socialiste ka abstenuar dekretin e kreut të shtetit, me argumentin se ai nuk duhet të vinte në këtë kohë.
Votimi u mbajt pas një seance dëgjimore me Adriatik Llallën, i cili foli për problemet dhe sfidat me të cilat përballet sot institucioni i akuzës.
“Zyra e prokurorit përballet sot me shumë sfida. Do të veçoja këtu rritjen e besimit tek publiku. Gjithashtu, jam në dijeni për raste kur prokurorët bëhen palë me krimin. Prokurori duhet t’i marrë vendimet i pavarur nga krimi dhe politika. Integriteti është arma kryesore e suksesit të prokurorisë”, deklaroi Llalla.
Në fillim të javës presidenti Nishani dekretoi zotin Llalla në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës. Në relacionin shoqërues të dekretit, presidenti Nishani vleresonte eksperiencën e gjatë të zotit Llalla në strukturat e prokurorisë, ku ka kryer detyra të ndryshme.
Kreu i shtetit theksonte se, ka vlerësuar edhe zgjedhjen e tij konsensuale nga Kuvendi i Shqipërisë në pozicionin e Inspektorit të Përgjithshem të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.
Institucion ky, që sipas zotit Nishani ka marrë edhe vlerësime nga partnerët ndërkombëtarë për pavarësinë dhe mënyrën e konsoliduar të funksionimit.
Tashmë kandidatura e dekretuar nga kreu i shtetit dhe e miratuar nga komisioni i ligjeve pritet të shkojë në Kuvend për të marrë edhe pëlqimin e këtij institucioni.