E Diel, 1 Nëntor 2026

Llalla ndryshim të Prokurorëve në Elbasan dhe Korçë

Ndyshimet ne prokurori ne disa qytete te vendit jane ndjekur edhe nga kryeprokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, i cili ka marre pjese ne prezantimin e tyre.

Ne Elbasan Elvis Gokaj i cili eshte transferuar ne prokurorinë e Kurbinit eshte zevendesuar nga Genti Osmani.

Edhe ne qytetin e Korces Perparim Vukaj i cili e ka drejtuar kete institucion prej 4 vitesh eshte transferuar prane Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane dhe eshte zevendesuar nga Ferdinand Elezi i cili ka ushtruar funksionin e kryeprokurorit ne qarkun e Durresit.

Prezantimet jane kryer me dyer te mbylluara, por ajo qe mesohet eshte fakti qe kryeprokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla ka kerkuar nga prokuroret e sapoemeruar te bejne gjithcka ne sherbim te popullit dhe drejtesise shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›