E Enjte, 5 Nëntor 2026

Llatja, bisedime me Kurum: Pagë e plotë për çdo punonjës që do të vazhdojë punën

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, zhvilloi sot një takim me drejtues të kompanisë Kurum për të diskutuar për çështjen e 500 punonjësve të larguar nga puna.

Pas mbledhjes me drejtuesit e kompanisë, Llatja tha se u arritën disa dakordësi për punonjësit.

Sipas tij, kjo situatë është e përsëritur, kompania ka ndaluar prodhimin por punëtorët nuk janë larguar nga puna.

“Çdo punëtor në Uzinën e Çelikut do të vazhdojë punën dhe do të trajtohet me pagesë të plotë. Të gjithë punonjësit e tjerë do të trajtohen me pagë 35.000 me afat të pacaktuar derisa të nisë prodhimi. Për uzinën e petëzimit morëm garanci se do të hapet brenda këtij viti kalendarik“, tha kryebashkiaku.

Kurum, njoftoi disa ditë ma parë largimin nga puna të 500 punonjësve me argumentin e rritjes së kostove dhe vështirësive ekonomike.

Sipas kompanisë, punonjësit janë larguar me kushtin e trajtimit financiar 3-mujor dhe mundësi rikthimi në rast të rihapjes së fabrikave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›