Loew: Hildebrand, largohu nga Valencia

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew, i dha një këshillë portierit gjerman Timo Hildebrand: "Do t'i rekomandoja ta linte Valencia,- deklaroi ai për revistën ‘Kicker', - për të shkuar në një skuadër ku mund të luajë e të dalë në pah për kombëtaren, madje edhe duke u kthyer në atdhe".