E Martë, 3 Nëntor 2026

Logopedët: Ekspozimi ndaj ekraneve po vonon të folurën tek fëmijët

Minimalisht 89 fëmijë në muaj ekzaminohen në pediatrinë e Elbasanit me vonesë në të folur apo çrregullime të tjera që lidhen me komunikimin.

Prej shkaqeve kryesore që sjell këtë çrregullim mjekët evidentojnë ekspozimin e lartë të fëmijëve ndaj ekraneve.

“Një fëmijë që qëndron gjatë në telefon, botën reale e mbyll totalisht, zhytet në mënyrë automatike në botën e  telefonit dhe kjo sjell probleme në zhvillimin gjuhësor dhe problematika të tjera”.

Logopedi në pediatrinë, Elbasan Serxho Pecaku shprehet se ky numër i madh vjen pasi vijnë raste edhe nga rrethet.            

E për këtë zgjidhjen e kanë tërërisht në dorë prindërit.

Prej vitit të shkuar shërbimi i logopedisë ka nisur të ofrohet edhe në 17 qendra shëndetësore për të vijuar zgjerimin nga viti në vit.

rtsh

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›