E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan përgënjeshtron lajmin për shtatzëni

Aktorja, Lindsay Lohan ka përgënjeshtruar lajmin se është shtatzënë. Më datën 1 prill që njihet si dita e gënjeshtrave, ka filluar të qarkullojë një lajm se aktorja problematike është një pritje të një fëmije.

Ky lajm i rremë ka dalë nga faqja e saj zyrtare në Twitter.

"Është zyrtare. Shtatzënë”, ka qenë përshkrimi në faqen e saj të cilën kanë mundur ta shohin 5.7milionë ndjekës në Twitter dhe ky lajm më pas është shpërndarë nga më shumë se 10,000 përdorues.

Aktorja është ngutur që ta hedh poshtë këtë lajm duke thënë se ishte vetëm një shaka me rastin e 1 prillit.

"Shakatë e prillit. Ku mbeti sensi i humorit e të gjithëve”, ka shkruar Lindsay në Twitter./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›