Lojë Kongresesh në PDK
Nard Ndoka deklaroi se Kongresi që do të mbahet të enjten nga Partia Demokristiane do të vendosë për dy zv- ministrat që dolën jashtë vijës së ndjekur nga kryetari aktual Ndoka. Ndoka e ftoi Anton Gurakuqin të përballej në garë me të ditën e enjte dhe tha se nuk kishte ndër mend të njihte vendimet e një kongresi që ai e quajti të jashtëligjshëm. Sipas Ndokës problemi qëndron se kreu i PDK-se pretendon se ata që kërkojnë shkarkimin e tij nuk janë anëtarë të PDK-së dhe për rrjedhojë kërkesat e tyre nuk kanë asnjë vlerë.