E Martë, 3 Nëntor 2026

Lojëra fati në lokal, arrestohen 3 persona, sekuestrohen mbi 9 mijë euro dhe mbi 142 mijë lekë

Tre persona janë arrestuar nga blutë e Kamzës pasi organizonin e ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Policia ka ushtruar kontroll në një lokal në Kamëz ku kanë kapur në flagrancë këta persona dhe kanë sekuestruar 9550 euro dhe mbi 142 mijë lekë të reja të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

“Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. D., 51 vjeç, P. P., 44 vjeç, A. J., 41 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. S., 45 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë këtij operacioni është ushtruar kontroll në një lokal në Kamëz, në të cilin, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë këta shtetas duke ushtruar veprimtaritë e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9550 euro dhe 142 500 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›