Lojërat Olimpike, çmimet e biletave për Kullën Eiffel rriten me 20% pak para

Atraksioni më i famshëm i Parisit, Kulla Eiffel, ka rritur çmimet e biletave me 20%. Sipas mediave vendase, shkak është bërë nevojapër të mbuluar koston e punimeve të rinovimit dhe humbjet financiare gjatë pandemisë.
Siç raporton gazeta Figaro, kjo lëvizje vjen pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike.
Botimi francez thekson se bileta për një të rritur që përfshin udhëtimin me ashensor deri në majë të Kullës tani do të kushtojë 35.30 euro. Deri më sot, kostoja ishte 29.40 euro.
E njëjta biletë për fëmijët e moshës 12 deri në 14 vjeç do të kushtojë 17,70 euro dhe për më të vegjlit, nga 4 deri në 11 vjeç, do të jetë 8,90 euro.
Në vitin 2020, më pak se 1.6 milionë njerëz vizituan Kullën Eiffel, krahasuar me gati 6.2 milionë vizitorë një vit më parë, tha operatori i monumentit Sociéte d’ Exploitation de la tour Eiffel (SETE).
Një vit më vonë, më pak se 2.1 milionë njerëz vizituan atraksionin ikonik të vendit të Molierit./vizionplus.tv/