E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojërat e Solidaritetit Islamik / Shkëlqen Enkileda Carja, fiton 2 medalje dhe vendos 2 rekorde botërore

Peshëngritësja e talentuar shqiptare Enkileda Carja ka shkëlqyer në Lojërat e Solidaritetit Islamik që po mbahen në Riad të Arabisë Saudite, duke fituar 2 medalje të argjendta për Shqipërinë.

Carja garoi në peshën deri në 63 kg dhe vendosi dy rekorde botërore për të reja në stilin e shkëputjes dhe të shtytjes. Në stilin e shkëputjes, peshëngritësja e talentuar shqiptare fitoi medaljen e argjendtë dhe vendosi rekordin botëror duke ngritur 97 kg.

Më pas shkëlqeu edhe në stilin e shtytjes, duke vendosur rekordin tjetër botëror për të reja teksa ngriti peshën prej 116 kg. Në përfundim të garës, Enkileda Carja arriti të marrë 2 medalje të argjendta (në shkëputje dhe dygarësh) në këtë edicion të Lojërave të Solidaritetit Islamik.

Pasi dominoi evropianin për të rinj në Peshëngritje që u zhvillua përpara pak ditësh në Durrës duke vendosur 6 rekorde të reja evropiane, Enkileda Carja shkëlqen edhe në Lojërat e Solidaritetit Islamik që po mbahen në Riad të Arabisë Saudite.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›