E Diel, 1 Nëntor 2026

Lokalin e kishte përshtatur në “fole” të lojërave të fatit/ Arrestohet një 37-vjeçar në Tiranë

Zbulohet një tjetër lokal i vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm, të lojërave të fatit. Arrestohet pronari dhe i sekuestrohet celulari.

Vihet në hetim 1 shtetas, pasi mbante me vete, në ambientet e lokalit, mjet prerës.

Si rezultat i kontrolleve në subjekte ku dyshohet se organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 konstatuan se në një lokal në rrugën “Kastriotët”, viheshin baste sportive, me celular.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi V. G., 37 vjeç.

Gjatë kontrolleve të mëtejshme në këtë subjekt, u konstatua se klienti, shtetasi O. I., 21 vjeç, kishte me vete 1 mjet prerës. Për 21-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›