E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londer 2012 atleti grek kapet me doping

Pas peshëngritësit tonë, Hysen Pulakut, një atlet grek shndërrohet në të dytin që rezulton pozitiv për doping gjatë Lojrave Olimpike.

Konkurrenti i kërcimit së larti, Dimitris Chondrokukis, një prej shpresave më të mira për medalje të ekipit helen, u pezullua pasi në gjakun e tij u gjetën gjurmë të substancave të ndaluara.

Ky rast doping rikthen në kujtesë s’kualifikimet e bujshme të Kostas Kenteris dhe Ekaterine Thanou, gjatë Lojrave Olimpike të Athinë 2004-s.

Ndërkohë, Federata Hungereze e Atletikës konfirmoi përjashtimin nga skuadra të hedhësit të diskut, Zoltan Kovagu, i pesti në renditjen e përgjithshme botërore të 2012-s.

Kovago, fitues i argjendit në Athinë 2004, u përjashtua pasi refuzoi që t’i nënshtrohej një testi të kërkuar nga vetë Federata.
Londër2012
Bota me sytë nga Londra, detajet e ceremonisë
Qitësja shtatzanë: Dua arin për të dy
Olimpiada, atletët sirianë me mendje tek lufta

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›