E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londer 2012 zhduken sportistet e Kamerunit

Shefi i delegacionit olimpik të Kamerunit ka bërë të ditur për mediat britanike se shtatë sportistë të vendit afrikan janë zhdukur nga Fshati Olimpik.

Pesë boksierë, një notar dhe një futbolliste mendohet se janë arratisur për të shmangur kthimin në Afrikë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Sporteve dhe Edukimit Fizik të Kamerunit konfirmoi se gjashtë meshkuj dhe një femër janë “zhdukur” nga Lojërat Olimpike. David Ojong tha: “Portierja e dytë e skuadrës së futbollit, Drusille Ngako, është e para që u zhduk.”

“Disa ditë më vonë, notari Paul Ekane Edingue dhe boksierët Thomas Essomba, Christian Donfack Adjoufack, Abdon Londër 2012Bolt: Dua të luaj tek Manchester UnitedBolt mrekullon botënAtletja heq të mbathurat para kameras Mewoli, Blaise Yepmou Mendouo dhe Serge Ambomo nuk u panë më në Fshatin Olimpik”, shtoi Ojong.

Nuk është hera e parë që sportistët nga Kameruni braktisin eventet sportive ndërkombëtare (duke përfshirë edhe eventet për të rinj) pa asnjë lajmërim dhe pa leje nga shefat e delegacioneve.

Londër 2012
Bolt: Dua të luaj tek Manchester United
Bolt mrekullon botën
Atletja heq të mbathurat para kameras

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›