E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër: Konferencë rreth kërcënimeve përmes internetit

Zyrtarë, biznesmenë dhe aktivistë të internetit, mblidhen sot në Londër për të diskutuar se si të ballafaqohen me kërcënimet për krime në internet, pa i dëmtuar mundësitë ekonomike dhe lirinë e fjalës.

Përfaqësues nga Shtetet e Bashkaura, Kina, Rusia dhe India pritet të marrin pjesë në këtë konferencë së bashku me figura nga industria e teknologjisë, siç është themeluesi i Wikipedia-s, Xhimi Uejlls.

Në prag të konferencës në Londër, udhëheqësi i agjencisë së spiunazhit të Britanisë tha se qeveria britanike dhe sistemet e kompjuterëve po ballafaqohen me një numër shqetësues të kërcënimeve përmes internetit. Duke përfshirë një sulm serioz në zyrën e rrjetit të jashtëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›