E Hënë, 2 Nëntor 2026

“London Marathon 2025” vendos rekord të ri, Sawe dhe Asefa dominojnë në temperatura të larta

Edicioni i 45-të i Maratonës së Londrës ka qenë një sukses i madh për numrin e konkurrentëve, të cilët përfunduan garën në kohën e caktuar. Sipas organizatorëve, numri i medalistëve kalonte numrin rekord të vendosur në “New York Marathon 2024” (55,646).

Sa i përket fituesve për meshkuj në garë mbizotëroi keniani Sabastian Sawe. 29-vjeçari i surprizoi të gjithë duke përshkuar distancën me kohën 2 orë, 2 minua dhe 27 sekonda (koha e dytë më e shpejtë e regjistruar në historinë e Maratonës së Londrës).

Sa i përket femrave, garën e fitoi Tigst Asefa me kohën 2:15.50. Organizatorët kanë bërë me dije se për Londrën gara e djeshme ishte e pazakontë për shkak të temperaturave të larta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›