London Marathon 2026/ Historike, Sabastian Sawe është i pari atlet që mbyll maratonën nën 2 orë!

Dita e sotme do të jetë historike për atletikën dhe të gjithë sportin pasi keniani Sabastian Sawe fitoi Maratonën e Londrës duke arritur që të vrapojë 42.195 kilometra nën 2 orë. Kjo është hera e parë në historinë e kësaj disipline që një atlet të mbylli garën nën këtë kohë.
Sawe theu rekordin botëror për distancën, i cili ishte 2:00:35 dhe ishte vendosur nga Kelvin Kiptum në Maratonën e Çikagos 2023.
Një tjetër kenian, Eliud Kipchoge, vrapoi distancën e maratonës nën dy orë, 1:59:40.2 në vitin 2019, por kjo kohë nuk merret parasysh pasi veterani ia doli gjatë një garë jo kompetitive.
Edicioni i këtij viti i London Marathon do të jetë epik pasi Sawe (1:59:30) fitoi garën duke mposhtur një tjetër atlet, i cili gjithashtu theu “murin” e dy orëve në maratonë. Bëhet fjalë për debutuesin nga Etiopia, Yomif Kejelcha, i cili mbylli preu finishin me kohën 1:59:41.