E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londr, nis seanca pr ekstradimin e Kumbaros

Nisi në Londër seanca gjyqësore për ekstradimin e Ilir Kumbaros, personit të akuzuar për rrëmbimin e Remzi Hoxhës.

Sërish Kumbaro ka këmbëngulur se është shtetasi me emrin Shaqa Shatri, pretendim të cilin e ka shfaqur disa herë, kur është përballur me drejtësinë.

Sipas informacioneve të fundit gjykatësi Anthony Evans u njoh me pretendimet e përfaqësueses shqiptare mbi Ilir Kumbaron. Në seancën ku Kumbaro refuzoi të ketë përkthyes u lexuan 6 akuzat e prokurorisë shqiptare.

Ilir Kumbaro u arrestua nga Scotland Yard katër ditë më parë në shtëpinë e djalit të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›