Londra Kujdes ne Libi

Londra paralajmëroi të gjithë shtetasit e saj në Libi të braktisin menjëherë Bengazin pas informacioneve për sulme të mundshme terroriste ndaj shtetasve perëndimorë.
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme britanike thuhet se ndërhyrja ushtarake franceze në Mali ndaj ekstremistëve islamikë, ka rritur riskun e shtetasve të huaj në Libi. Londra, vec Bengazit këshillon qytetarët e saj të shmangin udhëtimet edhe në shumë zona të tjera të Libisë, ndërsa ambasada britanike në Tripoli thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me britanikët që ndodhen në Libi.
Grupet ekstremiste islamike të lidhura me Al Kaedan që veprojnë në veri dhe në qendër të Afrikës kërcënuan me hakmarrje Francën dhe premtuan se goditja ndaj interesave perëndimore do të jetë e ashpër.
Javën e kaluar dhjetra të huaj u morën peng në një impiant gaz-nxjerrës në lindje të Algjerisë. Bilanci ishte tragjik, 37 viktima dhe disa të tjerë që figurojnë ende të zhdukur. Në përfundim të operacionit për lirimin e pengjeve, qeveria algjeriane tha se militantët kishin hyrë në territorin e saj nëpërmjet Libisë.