Londra bëhet gati për funeralin e Zonjës së Hekurt
Në rrugët e Londrës u kryen dje prova për funeralit të ish kryeministres britanike Margaret Thatcher.
Qindra anëtarë të personelit ushtarak britanik, përfshi banda dhe njësi speciale të rojeve të nderit, morrën pjesë në provat para-agimit, duke marshuar përkrah karrocës që do të transportojë arkivolin për në Katedralen e Shën Paulit.
Varrimi i ish kryeministres britanike do të zhvillohet të mërkurën.
Mbretëresha Elizabeth do të jetë pjesëmarrëse në funeralin e Margaret Thatcher e njohur si Zonja e Hekurt.
Zonja Thatcher ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 87 vjeçare.