E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londra, ndihme Pakistanit per hetimet e vrasjes se lideres Buto

Nje jave pas vrasjes se lideres se opozites pakistaneze, Benazir Buto, ne Pakistan kane shkuar hetuesite britanike. Ata do te ndihmojne autoritetet pakistaneze ne zbardhjen e rastit. Lajmi nderkohe eshte konfirmuar edhe nga Ambasada Britanike ne Islamabad. Nga ana tjeter, ne Pakistan eshte verejtur nje tensionim i gjendjes se brendshme politike. Deri tani nuk jane paralajmeruar protesta ne rruge kunder shtyrjes se zgjedhjeve parlamentare per gjashte jave, vendim ky qe eshte kritikuar nga opozita. Komisioni Qendror Zgjedhor ka arsyetuar shtyrjen e tyre me trazirat pas vrasjes se lideres se opozites, Benazir Buto.
Nderkohe, presidenti pakistanez, Pervez Musharraf, ka mohuar akuzat se ushtria dhe sherbimet e zbulimit ishin te perfshira ne vrasjen e ish-kryeministres Buto. Gjate nje konference shtypi ne Islamabad ai ka shprehur pakenaqesine e tij ne lidhje me hetimin per vdekjen e udheheqeses se opozites. Zonja Buto u vra te enjten e kaluar gjate nje mitingu ne Ravalpindi. Presidenti Musharaf tha gjithashtu se e kishte paralajmeruar disa here zonjen Buto dhe partine e saj per kercenimet qe i kanoseshin.

5 Janar 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›