E Diel, 1 Nëntor 2026

Lookman i jep fund ëndrrës së rikthimit të Barçës. Atletico mposhtet, por… kalon në gjysmëfinale

Barcelona u përpoq dhe fitoi në Metropolitano, por Atlético Madrid i Cholo Simeone u kualifikua në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Të besuarit e Flick fituan 2-1 jashtë fushe, por Colchoneros arritën të sigurojnë biletën falë një fitoreje 2-0 jashtë fushe në Camp Nou në ndeshjen e parë.

Lamine Yamal nisi rikthimin në minutën e katërt pas një gabimi të Lenglet, me Ferran Torres që barazoi rezultatin e përgjithshëm në minutën e 24-ët. Lookman ringjalli vendasit në minutën e 31-të. Në pjesën e dytë katalanasit arritën të gjejnë golin e shpresës me anë të Torres, por që u anulua nga VAR.

Në minutën e 79-të, Garcia shkaktoi një faull ndaj Sorloth duke u ndëshkuar me karton të kuq, me ekipin vendas që arriti të kontrollonte lojën falë dhe epërsisë së tyre numerike. Barcelona u eliminua, por iu afrua një rikthimi, ndërsa Atlético pret fituesin e çerekfinales midis Arsenalit dhe Sporting Lisbon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›