Lorik Cana drejt Volfsburgut?Volfsburgu, kampioni aktual i Bundesligës gjermane, ofron 7 milionë euro

Lorik Cana mund të jetë pjesë e Volfsburgut, kampionit aktual të Bundesligës gjermane. Lajmin e dha babai tij, Agim Cana, i cili është dhe menaxheri i mesfushorit shkatërrues shqiptar. Kapiteni i Olimpikut të Marsejës nuk është më në planet e klubit francez. Volfsburgu ofron 7 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit Lorik Cana.
E Diele, 28 Qershor 2009