E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana firmos peticionin: Jo regjistrim etnik

TIRANË- Mes gjithë firmëtarëve të peticionit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza fetare e etnike është rreshtuar sot edhe futbollisti i njohur shqiptar Lorik Cana. Cana, ka nënshkruar peticionin sot gjatë një takimi me nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, një nga të parët të deklaruar qartazi kundër regjistrimit fetar e etnik dhe kundër ndryshimit të kombësisë.

Cana ka deklaruar se do mbështesë kauzën e mbrojtjes së identitetit të shqiptarëve, duke theksuar se kombësia është vlerë dhe trashëgimi e miliona shqiptarëve dhe kurressi nuk mund të shitet e falet.

Peticioni ka bere tashme xhiron neper qytetet e vendit, duke marre mijera firma per t’iu paraqitur me pas Kuvendit, Presidentit, qeverise dhe perfaqesive te huaja ne vendin tone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›