Lorik Cana zbulon të dashurën italiane
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana ndodhet aktualisht në Tiranë me disa aktivitete.
Së bashku me sportistin shqiptar nga Kosova, i cili aktualisht luan për Lacion dhe për Shqipërinë, ndodhet edhe Monica, 25 vjeçe nga Roma, raporton Indeksonline.
Vajza simpatike siç duket në këtë foto, ka thënë se është pafund e dashuruar me futbollistin shqiptar.
Loriku në fakt pak kohë më parë pati thënë se nuk është vetëm dhe se në krah ka një vajzë italiane që studion për tu bërë arkitekte.