Lotaria amerikane, 819 dollarë intervista për vizën
Ambasada amerikane në Tiranë specifikon procedurat që do të ndiqen për ndarjen e vizave të Lotarisë Amerikane 2012, si dhe dokumentet që duhet të paraqiten ditën e intervistës. Për këtë të fundit, çdo person i përzgjedhur do të duhet të paguajë një shumë prej 819 dollarësh, në mënyrë që të procedohet më tej edhe me vizën e Lotarisë, në rast se ai do t’i plotësojë të gjitha kushtet e kërkuara. “Ju do tё kryeni pagesёn nё ditёn e intervistёs tek arkёtari i Seksionit Konsullor. Pagesa kryhet vetёm me para nё dorё tek arkёtari i Konsullatёs nё dollarё amerikanё ose lekё dhe është e pakthyeshme. Ju duhet tё paguani nё total $819 pёr çdo person ose ekuivalentin nё lekё, pavarёsisht nga mosha, tek arkёtari i Seksionit Konsullor. Shuma prej $819 pёrbёhet nga: pagesa e Vizёs Speciale tё Shumёllojshmёrisё, e cila ёshtё $440 pёr person, pagesa pёr njё vizё emigruese ёshtё $305 dhe $74 ёshtё pagesa shtesё)”, - sqarohet në njoftimin e Ambasadës. Në të theksohet se kёto tarifa janё subjekt i njё ndryshimi tё mundshёm nё kohё, ndaj informacioni mё i pёrditёsuar pёr pagesёn mund të gjendet nё: http://travel.state.gov/visa/temp/types/types_1263.html. Përpos pagesës së intervistës, aplikantët e përzgjedhur do të paguajnë edhe tarifën e ekzaminimit mjekësor e cila kryhet nga njё nga doktorёt e autorizuar nga Seksioni Konsullor i Ambasadёs Amerikane në Tiranё. Ambasada sqaron se pёrpara intervistёs pёr vizё, tё gjithё aplikantёt duhet t’i nёnshtrohen vizitёs mjekёsore. “Aplikanti ёshtё pёrgjegjёs pёr tё caktuar datёn e takimit me doktorёt e shpallur nё listёn e udhёzimeve mjekёsore. Aplikanti ёshtё gjithashtu pёrgjegjёs pёr pagesёn e tarifёs sё ekzaminimit nga mjekёt. Njё ekzaminim mjekёsor kёrkohet edhe pёr çdo fёmijё shoqёrues. Ju duhet tё keni me vete fletёn e datёs sё takimit ditёn e vizitёs mjekёsore. Mos e dёrgoni ekzaminimin mjekёsor nё Seksionin Konsullor pёrpara intervistёs, pёrveç rasteve kur ju ёshtë komunikuar ndryshe. Ju duhet ta sillni zarfin e ekzaminimit mjekёsor tё pahapur nё Seksionin Konsullor ditёn e intervistёs. Mos e sillni grafinё e Rrezeve X nё Seksionin Konsullor. Udhëzime të mëtejshme për grafinë do ju jepen ditën e intervistës. Formularin e vizitёs mjekёsore mund ta gjeni nё: http://travel.state.gov/visa/immigrants/info/info_3739.html”, - saktësohet në materialin e Ambasadës Amerikane. Në të theksohet se është shumë e rëndësishme që aplikantët të mbajnë parasysh se atyre nuk mund t’u jepet paraprakisht asnjë lloj garancie lidhur me lëshimin e vizës. Këtë vendim, sipas Ambasadës, mund ta marrë vetëm oficeri konsullor, pasi të ketë shqyrtuar të gjithë aplikimin tuaj zyrtar dhe t’ju ketë intervistuar personalisht. Ndaj, Ambasda amerkiane këshillon aplikantët që të mos bëjnë përgatitje përfundimtare udhëtimi për t’u larguar nga vendi, siç mund të jenë shitja e pasurisë, apo dhe lënia e punës, derisa të jetë lëshuar viza. Pas intervistёs me oficerin konsullor, nёse dosja e aplikantit ёshtё e plotё dhe ai kualifikohet, do tё lёshohet viza e cila dёrgohet sё bashku me paketёn e vizёs me anё tё shёrbimit postar Albanian Courier Service nё qytetin e tij tё banimit nё Shqipёri. Zarfi i vulosur nga Ambasada qё ka paketёn e vizёs nuk duhet të hapet. Viza emigruese është në përgjithësi e vlefshme deri në gjashtë muaj nga dita e lëshimit të saj, dhe çdo fitues duhet të udhëtojë dhe të aplikojë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara pёrpara se ajo tё skadojё. Personat e zgjedhur për programin e Lotarisë DV-2012 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2012, nga 1 tetori 2011 deri më 30 shtator 2012. Aplikantët duhet të pajisen me vizën e tyre ose të përshtatin statusin deri para fundit të vitit fiskal. Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë përzgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë deri më 30 shtator 2012 (fundi i vitit fiskal).
Pagesa
819 dollarë ose ekuivalenti i saj nё lekё është pagesa totale e intervistës pёr çdo person.
Shuma prej 819 dollarë pёrbёhet nga: pagesa e Vizёs Speciale tё Shumёllojshmёrisё, e cila ёshtё 440 dollarë pёr person; pagesa pёr njё vizё emigruese që ёshtё 305 dollarë dhe 74 dollarë ёshtё pagesa shtesё.
Data e takimit pёr tё pёrzgjedhurit e vitit 2012
Tё pёrzgjedhurit e Programit tё Vizёs tё Shumёllojshmёrisё DV-2012 do tё informohen pёr datёn e tyre tё intervistёs pёr vizё vetëm duke vendosur numrin e tyre tё konfirmimit, mbiemrin, dhe vitin e lindjes nё Kontrollin e Statusit tё tё Pёrzgjedhurit (Entrant Status Check) që gjendet në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë”. Ambasada kёshillon aplikantët që ta kontrollojnë shpesh “Kontrollin e Statusit tё tё Pёrzgjedhurit” pёr tё mёsuar rreth caktimit tё datёs tё intervistёs pёr vizё. Kjo ёshtё e vetmja mёnyrё njoftimi pёr datёn e takimit pёr vizё, pasi nuk do të ketë njoftim me postё, dhe shpeshherё as njoftim nёpёrmjet e-mailit.
Dokumentacioni i kёrkuar nga secili aplikant i Vizёs sё Shumёllojshmёrisё
Pasi ju tё jeni kontaktuar nga Qendra Konsullore Kentucky (KÇ) me datёn e takimit pёr intervistё, ju duhet tё pёrgatisni dokumentet e mёposhtme, tё cilat do t’i merrni me vete ditёn e intervistёs nё Seksionin Konsullor tё Ambasadёs Amerikane në Tiranë.
1. Dëftesa e Pjekurisë e shkollës së mesme dhe njё fotokopje tё saj; dhe nëse aplikohet, diploma e shkollës së lartë dhe njё fotokopje.
2. Certifikata e lindjes: një certifikatë lindje për secilin aplikant. Certifikata duhet tё lexojё certifikatё lindje, jo certifikatё personale (p.sh. certifikata me 6 gjuhё lexon certifikatё lindje). Certifikata e lindjes duhet tё jetё lёshuar nga shteti ku ka lindur aplikanti. Nuk do tё pranohet certifikata shqiptare e lindjes pёr aplikantёt qё nuk kanё lindur nё Shqipёri.
3. Certifikata e martesës: një certifikatë martese për secilin aplikant (nёse jeni i/e martuar).
4. Vendim i gjykatës për divorcin apo certifikatë vdekje: Nëse keni qenё tё martuar mё parё, përfshini prova të përfundimit të të gjitha martesave të mëparshme, qoftё pёr shkak tё vdekjes apo tё divorcit (si p.sh. certifikatë vdekje të bashkëshortit/es, vendimi përfundimtar i divorcit, etj.).
5. Vërtetim nga Ministria e Drejtësisë: një vërtetim nga Ministria e Drejtësisë (dëshmi penaliteti) për të gjithë aplikantët mbi moshën 16 vjeç. Në rastet kur keni përdorur më shumë se një emër apo mbiemër, vërtetimi duhet t’i përfshijë të gjithë emrat dhe/apo mbiemrat e përdorur, pёrfshirё mbiemrin e vajzёrisё.
Shënim: Personat qё janё dёnuar pёr njё vepёr penale duhet tё paraqesin vendimin e gjykatёs dhe dёshmi penaliteti tё Ministrisё sё Drejtёsisё tё pёrkthyer e noterizuar, ku tё tregohet dёnimi, pavarёsisht faktit nёse personi ёshtё falur, ka fituar amnistinё, apo ёshtё rehabilituar.
6. Vërtetim nga gjykata e rrethit dhe prokuroria e rrethit: një vërtetim nga gjykata e rrethit dhe një nga prokuroria e rrethit ku keni jetuar 6 muajt e fundit, për të gjithë aplikantët mbi moshën 16 vjeç. Në rastet kur keni përdorur me shumë se një emër apo mbiemër vërtetimi duhet t’i pёrfshijë të gjithë emrat dhe/apo mbiemrat e përdorur, pёrfshirё mbiemrin e vajzёrisё.
7. Vërtetim nga policia e një vendi të huaj: një vërtetim nga policia e një vendi të huaj për personat mbi moshën 16 vjeç, të përkthyer dhe noterizuar në anglisht, në rastet kur jetoni aktualisht dhe keni më shumë se 6 muaj në atë vend, ose në rastet kur keni jetuar më parë më shumë se një vit. Për më tepër informacion, vizitoni faqen e internetit (në anglisht) http://travel.state.gov/visa/immigrants/info/info_3195.html#police.
8. Vërtetim ushtarak: një vërtetim nga zyra e Rekrutim-Mobilizimit të Ushtrisë për të gjithë aplikantët meshkuj mbi moshën 18 vjeç.
9. Dokumente të tjera gjyqësore: Vendime tё gjyqit nё lidhje me ndryshimin e emrit/mbiemrit, moshёs, birёsimit, apo rasteve tё ngjashme, duhen dorёzuar ditёn e intervistёs.
10. Përkthimi: Nuk ka nevojë për përkthim e noterizim të dokumenteve në gjuhën shqipe të lëshuara nga autoritetet shqiptare.Vetëm dokumentet që nuk janë në gjuhën shqipe ose angleze duhet të përkthehen në anglisht dhe të noterizohen. Pёrjashtim bёjnё vendimet gjyqёsore tё cilat duhen pёrkthyer. Të gjitha dokumentet duhet të jenë marrë nga zyrat përkatëse jo më parë se një vit nga data e intervistës.
11. Fotografia: Pavarёsisht nga mosha, tё gjithё aplikantёt e vizave emigruese pёr nё SHBA, duhet tё paraqesin njё fotografi me ngjyra, tё papёrpunuar me programe kompjuterike, me pёrmasa 5 cm x 5 cm, me sfond tё bardhё. Fotografia duhet tё ketё njё pamje frontale, me kokёn nё qendёr tё fotografisё. Fytyra duhet tё mbulojё 50% tё fotografisё. Për më shumë detaje shikoni: http://travel.state.gov/visa/temp/info/info_1287.html. Në qoftë se kërkesat nuk plotësohen, fotografia nuk do të pranohet. Fotografia duhet tё jetё bёrё gjatё 6 muajve tё fundit.
12. Prova të mbështetjes financiare: Formulari I-134 (Affidavit of Support) - një garanci financiare origjinale (jo fotokopje as me e-mail) shoqëruar me fotokopje të pasaportës amerikane të sponsorit apo fotokopje të kartës së rezidentit të përhershëm të ligjshëm, taksat e vitit të fundit, formularët Ë2 të vitit të fundit për të gjitha punët dhe vërtetim punësimi të lëshuar kohët e fundit, ose një transkript apo kopje të taksave të marrë nga IRS ëëë.irs.gov. Ky dokument nuk duhet tё jetё mё i vjetёr se 12 muaj kur tё paraqitet nё ditёn e intervistёs. Nёse sponsori ёshtё i martuar, edhe bashkёshortja e tij duhet tё dorёzojё Formularin I-134 tё firmosur (origjinal, jo fotokopje, as me email) shoqëruar me fotokopje të pasaportës amerikane të sponsorit apo fotokopje të kartës së
rezidentit të përhershëm të ligjshëm. Për më shumë informacion lexoni në internet:
http://travel.state.gov/visa/immigrants/info/info_3197.html. Formulari I-134 gjendet në internet në adresën: http://www.uscis.gov/.