E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Luajmë dhe vallëzojmë”, fëmijë nga vendet e rajonit atmosferë festive në Kurbin

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Edicioni i 27-të i festivalit “Luajmë dhe Vallëzojmë” solli në Kurbin, Laç, vlerat më të mira folkloristike të vendeve të rajonit e më gjerë si pasuri e çmuar kombëtare e popujve.

Të veshur me kostumet tradicionale të vendeve të tyre, grupet artistike nga Shqipëria, Kosova, Ukraina, Mali i Zi, Turqia, Rumania, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina, përmes këngëve, valleve e lojërave popullore  kthyen sheshin e qytetit në një arenë të artit dhe kulturës.

Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky festival.

Festivali synon të forcojë miqësinë mes fëmijëve në Ballkan dhe më gjerë, nxisë ruajtjen e identitetit dhe traditës popullore në një botë gjithnjë e më të hapur drejt globalizimit, si dhe të promovojë qytetin.

1 nga 12

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›