E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Luan Baçi del nga ambientet e SPAK: Nuk shqetësohem! Më kallëzon herë pas here i njëjti person

Deputeti i PD, Luan Baçi ka dalë nga ambientet e SPAK pas një kallëzimi për fshehje pasurie nga biznesmeni Aredin Behari.

Para gazetarëve ai tha se u pyet për një çështje që ishte mbyllur më parë, por ishte kallëzuar sërish.

“Jam në transparencë të plotë, nuk është risjellë çështja, por u kallëzova sërish. Nuk jam i shqetësuar, u rikallëzova nga i njëjti person mjeran, çështja është mbyllur. Pasuria ime është hetuar me muaj të terë dhe më pas çështja u mbyll”, tha ai.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›