Luan Rama: Socialistet te votojne LSI
Kur kane mbetur vetem kater dite nga regjistrimi i partive politike ne KQZ, per zgjedhjet vendore te 8 majit dhe kur ende ne horizont nuk duket asnje vendim i socialisteve per te hyre ne keto zgjedhje, ka qene sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim ai qe ka leshuar nje thirrje ne drejtim te anetareve dhe votuesve te PS, qe te votojne LSI. “Ne nuk kemi kohe per te humbur, nuk kemi kohe per te pritur ata qe nuk duan zgjedhje te lira, korrekte, te ndershme dhe transparente ne vend, po nderkaq teksa po punojme per t’i realizuar keto zgjedhje, ftojme pjesen socialiste te Partise Socialiste, pjesen e ndershme te saj qe t’i bashkohet ketij procesi dhe te mos vazhdoje te mbetet peng i politikes se bojkotit dhe politikes se rruges. Socialistet qe duan Shqiperine evropiane kane nje alternative, ku te mbeshteten, ku te zgjedhin dhe kjo eshte Levizja Socialiste per Integrim. Sigurisht, gjithcka do ta bejme ne respekt te te gjitha akordeve te parashikuara ne ligj dhe te gjitha afateve kushtetuese”,-tha Luan Rama. Ai ka nenvizuar faktin se LSI eshte ne procesin perfundimtar te konsultimeve me PD, duke konkluduar zone pas zone dhe qark pas qarku. “Shume shpejt do t’ju bejme te njohur edhe akordin qe do te arrijme se bashku, marreveshjen qe do te realizojme dhe natyrisht zonat, bashkite, komunat ku do te konkurrojme me kryetare, qe do te jene te LSI-se dhe gjithe marzhin dhe gjithe hapesiren e bashkepunimit qe do te konkretizojme ne funksion te fitores me 8 maj”,-tha numri dy i LSI. Sipas tij, dhe kjo jave eshte karakterizuar nga zhvillime ne dy kahe te ndryshme dhe te kunderta, per sa i perket qasjes apo sjelljes politike te faktoreve te rendesishem politike ne vend ne lidhje me ate cfare eshte ne fakt ne krye te puneve per te gjithe, natyrisht politiken ne vend por edhe per shoqerine shqiptare dhe qe ka te beje me zgjedhjet e 8 majit. “Nga njera ane eshte mazhoranca qeverisese e cila po punon per te permbushur te gjithe detyrimet qe ka ndaj qytetareve te vendit ne radhe te pare, por edhe ndaj standardit evropiane te zgjedhjeve dhe nga ana tjeter eshte absurdi i qendrimit bojkotues, i qendrimit per te penguar dhe per te zvarritur procesin qe shfaq ne menyre konstante lidershipi i Partise Socialiste. Natyrisht, Shqiperia sot ka nevoje per sjellje evropiane, Shqiperia ka nevoje per pergjegjshmeri politike, ka nevoje per forca politike qe sillen ne menyre evropiane ne institucione legjitime te vendit dhe qe kontribuojne qe zgjedhjet si institucioni baze i demokracise ne nje vend te lire dhe demokratik te realizohet ne perputhje me standardet evropiane qe zgjedhjet te shenojne progres per te qene me te mirat te realizuara ndonjehere ne kete vend, por edhe per te garantuar jo vetem respektimin e te drejtes se votes, por edhe transparencen maksimale te procesit”, -tha Rama. Per te cilin ky proces “kerkon angazhim, kerkon pjesemarrje ne institucione, dhe nuk kerkon rruge, nuk kerkon imponim permes protestave me dhune, protestave ne”.