Luana Vjollca sjell pamje të reja nga projekti i saj veror

Vetëm pak ditë pas publikimit të këngës së saj më të re, Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit pamje të reja nga prapaskenat e projektit të saj.
Këngëtarja shfaqet elegante në një fustan të gjelbër, teksa pozon buzë detit në një atmosferë tipike verore. Skenografia dhe ambienti relaksues i japin fotografive një tjetër dimension, duke zbuluar momente nga realizimi i projektit të saj të fundit.
“Edhe sa vera me t’prit?”, ka shkruar Luana krahas imazheve, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve.
Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave, ndërsa artistja duket se po zbulon gradualisht detaje nga puna e saj e re dhe prapaskenat e projektit që pritet të shoqërojë këtë sezon veror.