E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luana në lidhje me ish- të dashurin e Samantës

Prezantuesja televizive, Luana Vjollca, thuhet se ka gjetur dashuri të re.

Panorama Plus njofton se 22-vjeçarja është në lidhje me një menaxher 25-vjeçar dhe tashmë e ka harruar lidhjen disavjeçare me këngëtarin nga Maqedonia, Adrian Gaxha.

I dashuri i saj thuhet të jetë Kreshnik Kasneci, i cili në të kaluarën ka qenë në lidhje dashurie me këngëtaren Samanta Karavella.

Luana dhe Gaxha ishin bashkë disa vite, madje këngëtari i kushtoi një këngë, “Ngjyra e kuqe” dhe më pas pati spekulime se ata u ribashkuan. Mirëpo, pos suksesit të këngës, Adriani nuk fitoi asgjë më shumë në raport me bukuroshen./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›