E Martë, 3 Nëntor 2026

Lufta/ Evakuohet spitali më i madh i Gazës

Pacientët dhe stafi janë larguar nga spitali më i madh i Gazës, Al-Shifa, mes raporteve kontradiktore mbi atë që shkaktoi eksodin. Mjekët kanë deklaruar se ata u urdhëruan të largoheshin nga ushtria izraelite, por nga ana tjetër Izraeli e kundërshton këtë.

Izraeli ka thënë vazhdimisht se Hamasi po e përdor objektin për qëllime ushtarake, një pretendim i mohuar nga Hamasi dhe zyrtarët mjekësorë. OKB-ja po i bën thirrje Izraelit të lejojë akses për të hetuar pretendimet kontradiktore.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se 120 pacientë mbeten në spital, së bashku me foshnjat e lindura para kohe.

Izraeli akuzon Hamasin për drejtimin e një qendre komandimi nën spital, duke treguar edhe  fotografi të një tuneli të dyshuar dhe armë si provë deri më tani.

Mark Regev, një këshilltar i kryeministrit Benjamin Netanyahu, tha më herët për mediat amerikane se palestinezët duhet të largohen nga qyteti jugor Khan Younis për sigurinë e tyre.

Kujtojmë se Izraeli filloi të bombardojë rëndë Rripin e Gazës pasi Hamasi vrau më shumë se 1200 njerëz dhe mori peng më shumë se 200 në sulmet e 7 tetorit në Izrael./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›