Lufta Izrael-Hamas, BE: Goditja e infrastrukturës jetike, krim lufte

BE shpreh shqetësim të madh për shkatërrimin e vazhdueshëm të infrastrukturës në Gaza nga forcat okupuese izraelite
Bashkimi Evropian shprehet me shqetësim për shkatërrimin e vazhdueshëm të infrastrukturës kryesore civile në Rripin e Gazës, duke përfshirë impiantin e trajtimit të ujit në qytetin Rafah, duke theksuar se synimi i infrastrukturës jetike që shpëton jetë përbën “krim lufte”.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, tha në një deklaratë se katastrofa humanitare e përkeqësuar në Gaza po krijon kushte që po kërcënojnë jetën për civilët të cilët tashmë kanë vuajtur nga uria dhe zhvendosja e përsëritur në kampet e mbipopulluara me tenda për dhjetë muaj radhazi.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për kolapsin e kanalizimeve, menaxhimit të mbetjeve të ngurta dhe sistemeve shëndetësore, gjë ka shkaktuar përhapjen e sëmundjeve, duke përfshirë poliomielitin, infeksionet e lëkurës dhe frymëmarrjes, veçanërisht tek fëmijët”, është shprehur Borrell.
Ai theksoi nevojën urgjente për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe akses të plotë, urgjent, të sigurt dhe të pakufizuar në ndihmën humanitare në një shkallë proporcionale me nevojat e palestinezëve, duke përsëritur rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).
/rtsh.al/