Lufta/ Kompania gjermane e armëve dëshiron të blejë tanke zvicerane për Ukrainën

Prodhuesi gjerman i armëve, Rheinmetall bëhet e ditur se po negocion me Kievin për të hapur një fabrikë në shtetin ukrainas, ku do të ndërtohen tanke Panther.
Deri më tani konstatohet se e njëjta kompani dëshiron të blejë 96 tanke Leopard 1 nga firma zvicerane e mbrojtjes Ruag për t’i dërguar në Ukrainë.
Gazeta zvicerane Tages-Anzeiger shkruan se tanket në fjalë janë të përdorura dhe jashtë funksionit, ndërsa thekson se Ruag me sa duket i ka blerë tanket në Itali në vitin 2016 dhe ato janë ende atje.
“Rheinmetall dëshironte të blinte automjetet dhe e bëri të qartë se ato do të dorëzoheshin në Ukrainë pasi të riparoheshin”, tha një zëdhënës i Ruag për Tages-Anzeiger.
/rtsh.al/