E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lufta Rusi- Ukrainë nuk kursen as gazetarët, deri tani 12 viktima

Lusta Rusi- Ukrainë nuk kursen as gazetarët. Deri tani në Ukrainë kanë vdekur dymbëdhjetë gazetarë. Kjo u bë e ditur nga Prokurorja e Përgjithshme ukrauinase, Iryna Venediktova, në Facebook.

“Dhjetë gazetarë të tjerë u plagosën gjatë luftimeve”, shtoi Venediktova.

“T’i thuash botës të vërtetën për agresionin e Putinit është e tmerrshme. 12 gazetarë kanë vdekur tashmë në luftë”, shkroi ajo.

Sipas Venediktova, gazetarët u vranë nga ushtria ruse. Ky informacion nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Sipas hetimeve të deritanishme, janë sulmuar të paktën 56 përfaqësues të mediave, mes tyre 15 të huaj.

Venediktova tha se gazetarët e huaj që u sulmuan ishin reporterë nga Britania e Madhe, Republika Çeke, Danimarka, Zvicra, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›