Lufta/ SHBA: Po zhvillohen negociata serioze për armëpushim të ri në Gaza

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se po zhvillohen “negociatat serioze” për një armëpushim të ri në Gaza dhe lirimin e më shumë pengjeve izraelitë.
Megjithatë, perspektivat mbeten të pasigurta pasi udhëheqësi i Hamasit deklaroi se asnjë peng tjetër nuk do të lirohet deri në nëj armëpushim tjetër. Nga ana tjetër, edhe Izraeli ka pohuar se lufta nuk do të përfundojë derisa Hamasi të eliminohet.
Ndërkohë, forcat izraelite pretendojnë se kanë zbuluar një rrjet tunelesh në zemër të qytetit të Gazës me hyrje të lidhura me shtëpitë e udhëheqësve të Hamasit.
Qeveria e Gazës e drejtuar nga Hamasi tha se 20.000 njerëz janë vrarë që kur Izraeli filloi fushatën e tij ushtarake./ BBC
/rtsh.al/