E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta civile OKB bisedon me Assad

I dërguari i OKB-së për paqen në Siri, Lakhdar Brahimi, mbërriti ditën e hënë në Damask për bisedime me presidentin Bashar al-Assad.

Lëvizja e tij konsiderohet si tentativa më e fundit e OKB-së për të gjetur një zgjidhje politike për përfundimin e konfliktit të përgjakshëm, i cili i ka marrë jetën rreth 45 mijë sirianëve që prej marsit 2011.

Në deklaratën e tij pas takimit të së hënës, Brahimi tha për mediat ndërkombëtare se bisedimet u përqendruan rreth “hapave të shumta që do të ndërrmern në të ardhmen”, por pa përcaktuar se cilat ishin konkretisht këto hapa.

Bisedimet me presidentin al-Assad u përqendruan rreth hapave të shumta që do të ndërrmern në të ardhmen

Lakhdar Brahimi
I derguari i paqes i OKB-se ne Siri Takimi i së hënës erdhi 24 orë pasi nga bombardimet e avionëve ushtarakë në provincën e Hamës u qëllua një fabrikë buke, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 90 personave.

Së fundmi, lufta civile në Siri është intensifikuar, ndërsa kryengritësit kanë fituar një seri betejash dhe territoresh, duke bërë që të flitet gjithmonë e më shumë rreth një fitoreje të afërt të tyre. Siria
Sulm fatal në Siri, 90 viktima
Siri, armët kimike në baza të sigurta
Moska refuzon ndërmjetësimin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›