E Martë, 3 Nëntor 2026

Lufta e Hamasit/ Blinken: SHBA do ndihmojë gjithmonë Izraelin. Netanjah: Të shkatërrohet si ISIS

Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken (Antony Blinken) në një deklaratë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjah, u shpreh se Hamasi dëshiron të shkatërrojë Izraelin dhe paralajmëroi se duhen marrë masa paraprake për të shmangur dëmtimin e civilëve të çdo kombësie.

“Kushdo që dëshiron paqe dhe drejtësi duhet të dënojë sundimin e terrorit të Hamasit. Hamasi ka vetëm një axhendë – të shkatërrojë Izraelin dhe të vrasë hebrenjtë. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të merren të gjitha masat e mundshme për të shmangur dëmtimin e civilëve, dhe kjo është arsyeja pse ne vajtojmë për humbjen e çdo jete civile, civilë të çdo besimi, çdo kombësie janë vrarë”, tha Blinken.

Nga ana e tij, Netanjah falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen ndaj Izraelit “në luftën e vendit të tij kundër barbarëve të Hamasit”.

Ai theksoi se Hamasi duhet të “shkatërrohet”, ashtu siç ishte shtypur ISIS.

“Hamasi është ISIS, dhe ashtu siç u shkatërrua ISIS-i, po ashtu edhe Hamasi do të shtypet dhe Hamasi duhet të trajtohet pikërisht ashtu siç u trajtua ISIS-i. Ata duhet të pështyhen nga bashkësia e kombeve. Asnjë lider nuk duhet të takohet me ta, asnjë vend nuk duhet t’i strehojë ata. Dhe ata që e bëjnë këtë duhet të sanksionohen”, tha Netanyahu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›