E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lufta e Kosovës bashkon Amerikën me Izraelin. Përjetimi i shqiptarëve për konfliktin aktual

“Ka një moment që e bashkon Amerikën me Izraelin, që është lufta e Kosovës. Është fakti që lobi hebre ka qenë përcaktues në favor të çlirimit të Kosovës,” tha Mentor Nazarko në emisionin “Një Shqipëri” në RTSH.

Nisur nga kjo, ai ngriti pyetjen se çfarë përjetimi kanë shqiptarët kur shohin një zhvillim si të 1999-ës në ditët e sotme?

Pedagogu Ermal Hasimja tha se është e vështirë që të përcaktohet se çfarë qasjeje duhet të kenë shqiptarët, pasi kemi të bëjmë me një çështje shumë më të komplikuar sesa konflikti aktual.

Sipas tij  çfarëdo që të bëjë një administratë amerikane, borxhi moral ndaj SHBA-së është i pashlyeshëm kur bëhet fjalë për atë që bëri për Kosovën.

“Të dish se çfarë ndodh në këtë moment duhet të kthehesh në Luftën e Parë Botërore, ku përcaktohen vijat ndarëse të fuqive të mëdha, strategjitë e ndërmarra e duke vijuar me marrëdhëniet e mëtejshme. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë rol vendimtar në këtë konflikt dhe asnjë interes të drejtpërdrejtë. Është ndryshe kur flet për vende të tjera, si vendet e rajonit, që janë të prekura nga rreziku i destabilitetit. Ne jemi pak larg kësaj historie. Çfarëdo që të bëjë një administratë amerikane, borxhi moral ndaj SHBA-së është i pashlyeshëm, por dhe pa këtë borxh, shqiptarët janë me SHBA-në. Edhe sikur të mos e përkrahnin SHBA-në në mbyllje të një episodi të tillë do t’i ktheheshin asaj lidhjes shpirtërore,” tha Hasimja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›