Lufta e Rusisë, Zelenski: Koha për veprim vendimtar është tani

Presidenti Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelenskiy), u ka bërë një tjetër thirrje partnerëve perëndimorë për të rritur ndihmën e tyre për Ukrainën, pasi Rusia nisi atë që ai e përshkroi si “një nga sulmet më të mëdha”.
Zelenski deklaroi se ka ardhur koha për veprim vendimtar kundrejt Rusisë.
“Në gjithë Ukrainën , ne mund të bëjmë shumë më tepër për të mbrojtur jetët nëse aviacioni i fqinjëve tanë evropianë do të operonte në bashkëpunim me F-16 dhe sistemet tona të mbrojtjes ajrore. Nëse një unitet i tillë ka rezultuar efektiv në Lindjen e Mesme, ai duhet të funksionojë edhe në Evropë. Ukraina nuk mund të kufizohet në aftësitë e saj me rreze të gjatë kur terroristët nuk përballen me kufizime të tilla. Amerika, Britania, Franca dhe partnerët tanë të tjerë kanë fuqinë të na ndihmojnë të ndalojmë këtë terror. Koha për veprim vendimtar është tani”, tha lideri ukrainas.
/rtsh.al/