E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, bilanc tragjik edhe në media, 18 gazetarë të vrarë, 8 të rrëmbyer, 3 të zhdukur

Qeveria e Ukrainës ka deklaruar se që prej fillimit të pushtimit rus, janë vrarë 18 gazetarë, 8 janë rrëmbyer dhe 3 janë zhdukur. Ministria e Kulturës në Kiev ka raportuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se do të kryhen hetime për secilën nga vdekjet dhe krimet e tjera të bëra kundër gazetarëve.

 

Sipas të dhënave, konfirmohet gjithashtu se janë të plagosur edhe 13 gazetarë. Mësohet se gazetarët e plagosur ishin me shtetësi nga 11 vende të ndryshme, përveç Ukrainës.

Ndërkohë që ka kaluar më shumë se një muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë, një tjetër ngjarje e rëndë është zbuluar nga masakra që rusët janë duke u bërë ukrainasve. Në qytetin e Buchas janë gjendur rreth 400 civilë të vrarë dhe varrosur të gjithë në një varr masiv.

Pretendohet se ky sulm do të ndikonte në rifillimin e negociatave të paqes mes Kievit dhe Moskës, por Zelensky shprehet se negociata e paqes me Rusinë duhet të vazhdojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›