E Diel, 1 Nëntor 2026

“Lufta e UÇK, e drejtë”, Petraj: Kryeministri Rama ka filluar betejën, do jetë “flamurtari” që ka për të zhbërë Dhomat Speciale

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, pritet të mbajë sot fjalimin e tij para asamblesë së përgjithshme të OKB. Ai do të konfirmojë para 193 vendeve anëtare angazhimin e Shqipërisë në bordin e paqes në Gaza, por edhe qëndrimin e Shqipërisë për dy shtete, në një moment delikat kur asambleja është e ndarë në qëndrimin me Izraelin.

Kryeministri shqiptar pritet të flasë dhe për vendimin tronditës të gjykatës speciale që dënoi me 81 vite burg 4 ish-drejtuesit e UÇK. Edhe në fjalimin me diasporën shqiptare në Michigan, Rama kundërshtoi vendimin që tha se varros për së gjalli luftëtarët e UÇK.

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se do të nisin përpjekjet për zhbërjen e Dhomave të Specializuara. Ai theksoi se kryeministri Edi Rama, ka nisur betejën për të komunikuar me të gjithë botën, duke iu komunikuar atyre se lufta e UÇK-së  ka qenë e drejtë.

“Askush nuk e zhbën dot luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kam përshtypjen se do të fillojë zhbërja e Dhomës Speciale. Rama e ka filluar betejën, kjo sot është për të komunikuar me gjithë botën dhe po njofton Këshillin e Sigurimit, që kjo luftë ka qenë e drejtë. Rama e ka filluar përpjekjen dhe ai do jetë “flamurtari” që ka për të zhbërë Dhomat Speciale. Synon që t’i bindë që kjo gjykatë, me veprimet që bëri ishte e manipuluar dhe ka disa prova, që i ka marrë në Serbi. Për mendimin tim e konfirmon betejën për të zhbërë dhe për të mos lënë Kosovën në baltë. Kurse Albin Kurti nuk di të bëjë asgjë përveç protestave.”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›